TIRANË

Një tjetër pacient i infektuar me koronavirus ka ndërruar jetë në Spitalin Infektiv.

Burime bëjnë me dije për “BalkanWeb” dhe “News24” se ka humbur jetën një 43-vjeçare nga Durrësi.

Mësohet se viktima ishte farmaciste, dhe kishte pasur një farmaci në Fushë Krujë. Ajo ishte shtruar në spital prej disa ditësh., por fatkeqësisht nuk ka mundur të mposhtë virusin e rëndë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb