KORÇË

Ka ndërruar jetë një person në paraburgimin e Drenovës, në Korçë. Gazetarja Lorena Kodra raporton për “BalkanWeb” se viktimë është shtetasi Ymer Bejkolli.

Burime nga policia bëjnë me dije se i paraburgosuri ka ndërruar jetë ditën e djeshme, për shkak të një hemorragjie cerebrale. Familjarët thanë për gazetaren Kodra se ai vuante nga diabeti, ishte rreth 60 vjeç dhe kishte dy fëmijë.

Siç mëson gazetarja Kodra, i paraburgosuri ka shfaqur shqetësime dhe për rrjedhojë është dërguar në spital. Ai kishte qëndruar dy ditë në spital, por nuk ka mundur dot të mbijetojë.

Mësohet se Bejkolli ishte arrestuar për vjedhje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb