TIRANË

Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës, në Tiranë, shoferi i prokurorit Arjan Ndoji, 24-vjeçari Andi Maloku. Maloku ndodhej te Trauma që prej 1 nëntorit, ku iu bë atentat te mbikalimi i Shkozetit, teksa udhëtonte në makinë me prokurorin Arjan Ndoji dhe Pëllumb Muharremin alias Aleksandër Lahon, i njohur edhe si “Rrumi” i Shijakut.


24-vjeçari Andi Maloku u qëllua me breshëri kallashnikovi, ndërsa tre plumba i prekën trupin, dy në mushkëri dhe një në shtyllën kurrizore. Prej 1 nëntorit, i riu ndodhej në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa këtë pasdite ka ndërruar jetë, për shkak të komplikacioneve.


Në atentatin e të premtes mbetën të plagosur edhe prokurori Arjan Ndoj e “Rrumi” i Shijakut, i cili sipas policisë, rezulton të jetë i njohur për botën e krimit.


(d.ç./BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb