Policia e Durrësit ka arrestuar shtetasin Elvis Gaçaj, i cilësuar nga policia si një person me rrezikshmëri të lartë, i cili njihej ndryshe edhe si “i forti” i Tiranës.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “BalkanWeb” se Gaçaj i kishte ikur postbllokut të policisë, dhe për këtë arsye ishte vënë në ndjekje të tyre.

Pas kontrollit të ushtruar, uniformat blu i kanë gjetur Gaçajt një armë zjarri të llojit pistoletë, të cilën e mbante pa leje. Elvis Gaçaj është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare dhe me precedentë penalë, pasi ka arritur t’iu shpëtojë disa atentateve.

Gacaj
Gacaj

(d.ç./BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb