Pas rritjes së provokimeve serbe dhe situatës kritike në Kosovë, duket se edhe numri i forcave ndërkombëtare po rritet. Kështu, sipas gazetës zvicerane në ship Le Canton27.ch, mbi 300 ushtarë britanikë do të zbarkojnë sot në territorin e Republikës së Kosovë, si përforcime të trupave të KFOR-it.
Ky kontigjent i ri i ushtarëve britanikë nga Regjimenti Mbretëror i Yorkshire do të vendosen përkohësisht nga sot deri në fund të tetorit dhe do të kryejnë aktivitete stërvitore, së bashku me trupat e tjera të KFOR-it.
KFOR bëri të ditur se qëllimi i këtyre stërvitjeve është testimi i procedurave ekzistuese për dislokimin e trupave shtesë dhe integrimi i tyre në misionin paqeruajtës të udhëhequr nga NATO në Republiken e Kosovës, transmeton gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch.
(Balkanweb)