BERAT
Pas disa orësh kërkime, policia dhe zjarrfikësit kanë arritur të nxjerrin një tjetër trup të pajetë nga banesa e djegur në Berat.
Gazetarja Eneida Petova raporton për “BalkanWeb” se trupi i pajetë përket djalit të 61-vjeçarit Jani Vangjeli, që u nxor më herët i pajetë nga banesa.
61-vjeçari ishte i paralizuar, ndërsa djali i tij, Mateo Vangjeli, 36 vjeç, ishte përdorues alkooli. Banesa e tyre u përfshi nga flakët gjatë natës së kaluar, duke djegur brenda babë e bir, trupat e të cilëve tashmë janë nxjerrë.
NJOFTIMI I POLICISE
Në vijim të informacionit të dhënë në lidhje me zjarrin që ka rënë në lagjen “Muzakaj”, ju informojmë se: Në vijim të veprimeve hetimore të kryera nga grupi hetimor, gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes është gjetur një tjeter trup i djegur, i cili dyshohet se është shtetasi M.V., 37 vjeç, i biri i shtetasit J.V.
Trupi i pajetë u dërgua në morgun e Spitalit Rajonal Berat.
(BalkanWeb)