Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka qenë prej një orë e gjysmë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se Veliaj ka dhënë shpjegime në lidhje me hetimet e nisura ndaj tij, ndërsa marrja në pyetje është bërë në prani të avokateve te tij Ermir Beta dhe Artur Selmani.

Kjo është hera e parë që kryebashkiaku i Tiranës merret në pyetje pas caktimit të masës së sigurisë arrest me burg nga gjykata dhe transferimit të tij në paraburgimin e Durrësit.

Kujtojmë se Veliaj akuzohet për veprat penale të “korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, në 9 raste si dhe “pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb