10 persona u arrestuan nga SPAK dhe Policia e Shtetit gjatë megaoperacionit të mbrëmjes së kaluar që çmontoi një rrjet trafiku droge që trafikonte kokainë nga Amerika Latine. Lënda narkotike pasi sillej në Shqipëri e kamufluar në lëkurë gjedhi të importuar, përpunohej në laboratorin e ngritur në fshatin Qerekë dhe destinacioni më pas ishte trafikimi në vendet e BE. U sekuestrua laboratori i kokainës në fshatin Qerekë të Fushë Krujës, ndërsa operacioni u zhvillua edhe në disa zona të Durrësit e Tiranës ku janë zbuluar vende ndihmëse ku ruhej lënda narkotike.
“Ekspertët” e përpunimit të kokainës kishin ardhur nga vendet e Amerikës Latine.
Gjatë këtij operacioni ranë në pranga:
Shtetas shqiptar:
1. Geis Fejsullai 42 vjeç, banues në Tiranë
2. Klajdi Birçe 40 vjeç, banues në Tiranë
3. A.Ç., 37 vjeç, banues në Tiranë**
4. Endi Sejdini 25 vjeç, banues në Krujë
5. Aldi Zonja 37 vjeç, banues në Tiranë
6. I.A., 51 vjeç, banues në Shkodër**
7. Baki Huqi, 57 vjeç, banues në Durrës
Shtetas të huaj:
1. Hiwlen Ledezma Narvaez 41 vjeç, shtetas kolumbian
2. Joze Ramon Zacarias Vasquez 35 vjeç, shtetas venezuelian
3. Samuel Alfonso Moreno Serrano 42 vjeç, shtetas venezuelian
Bilanci i operacionit/ Çfarë u sekuestrua te laboratori i Qerekës dhe dy bazat në Tiranë e Durrës
Material të papërpunuar prej 48 tonësh (rreth 850 lëkurë gjedhi) ku dyshohet se fshihet lëndë narkotike, të importuara nga Amerika Latine në shtator dhe nëntor 2024; 6.1 kg lëndë narkotike e dyshuar si kokainë; 36,270 euro, 357,046 lekë të reja dhe 57 milionë peso kolumbiane (afërsisht 12, 200 euro); 89.5 kg përzierës të ngurtë dhe 50 kg solucion të lëngshëm për përgatitjen e kokainës;
U sekuestruan gjithashtu, pajisje për ngritjen e laboratorëve, si presa, axheton, epruveta qelqi, preparate kimike, mikrovalë, qese paketimi, dhe llampa nxehtësie; 22 telefona celularë, 2 laptopë, 7 karta banke dhe 17 karta SIM; 3 automjete të markave të ndryshme dhe dokumente të tjera të rëndësishme.
(BalkanWeb)