Një apartament është përfshirë nga flakët në Elbasan.

Gazetari Fatmir Popja raporton se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Visarion Xhuvani” ndërsa apartamenti ishte i lokalizuar në katin e dytë të pallatit.

Paraprakisht mendohet se zjarri është shkaktuar si pasojë e një ngrohëse të harruar ndezur.

Mësohet se flakët kanë përfshirë të gjithë ambientin, por nuk raportohet për persona të lënduar.

Zjarrëfikësit ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e flakëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb