Identifikohen autorët e plagosjes së ndodhur pak më parë në fshatin Sulaj të Fierit.
Gazetari Igli Çelmeta raporton se policia i ka shpallur në kërkim dhe po punojnë për kapjen e tyre.
Ende nuk dihen detajet e plota të ngjarjes.
Fier/Informacion paraprak
Rreth orës 14:00, në vendin e quajtur “Mbikalimi i Dërmënasit”, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri shtetasja S. M.
Nga hetimet paraprake dyshohet se autorë janë shtetasit A. C., 66 vjeç dhe A. C., 23 vjeç, banues në Dërmënas (babë e bir), të cilët janë shpallur në kërkim.
Janë ngritur menjëherë pika kontrolli në hyrje/daljet e qytetit të Fierit dhe në akset “Fier-Vlorë”, “Fier-Lushnjë”.
Gjithashtu, shërbimet e Policisë vijojnë krehjen e zonës, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e autorëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe në drejtimin e prokurorit, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për fiksimin e çdo prove që do t’i shërbejë hetimit, me qëllim kapjen e autorëve.
(BalkanWeb)