Një plagosje me armë zjarri sapo ka ndodhur në Kavajë. Nga raportimet e para bëhet me dije se plagosja ka ndodhur pranë Bashkisë së vjetër të Kavajës.

“BalkanWeb” mëson se i plagosur me armë ka mbetur shtetasi Rexhep Tare, ndërsa nuk dihen ende arsyet e ngjarjes.

Ndërkohë, në vendngjarje ka shkuar policia, e cila ka shoqëruar autorin e plagosjes, dhe po heton në lidhje me zbardhjen e plotë të shkaqeve, që çuan në përdorimin e armëve.

(d.ç/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: