Arrestohet autori i dyshuar i vrasjes së 81-vjeçarit Xhemal Meta. Policia zbuloi se autor i dyshuar i vrasjes së Xhemal Metës është shtetasi i identifikuar si Isuf Hasa, 64-vjeç.

Ngjarja ndodhi në fshatin Shëngjin i vogël në Qafë Mollë 2 ditë më parë, ndërsa sipas policisë konflikti mes tyre ka nisur për motive të dobëta.

Policia u njoftua për ngjarjen mëngjesin e datës 13 janar nga një komshi i viktimës, i cili e kishte gjetur të ndjerin të pajetë pranë disa gurëve në oborrin e banesës së tij.

Fëmijët e të ndjerit jetojnë në Tiranë dhe në polici kanë deklaruar se familjari i tyre nuk ka pasur konflikte dhe nuk kanë dijeni për ndonjë konflikt të mundshëm të kohëve të fundit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb