TIRANE– Pak ditë pas vrasjes së ish- komisarit të policisë, Artan Cuku, Policia e Shtetit ka publikuar videon e autorit të dyshuar pas vrasjes së tij. Personi në video është autori i dyshuar i vrasjes së ish zyrtarit, ndërsa policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e tij.

Në video duket një person që vrapon në rrugë pas ngjarjes. Ai është me xhup sportiv, kapele te bardhe, ashtu si e përshkruan dëshmitaret dhe mban duart ne xhepa.

“Policia e Shtetit ne bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve te Renda po vijon hetimet intensive për zbardhjen e ngjarjes se ndodhur ne datën 8 prill 2017 ku humbi jetën ish- drejtuesi i Policisë Artan Cuku”- thuhet në njoftimin e policisë.

Policia kërkon nderkohe edhe ndihmën e qytetarëve për të bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar i cili më datë 08.04.2017, rreth orës 20:11, në rrugën e “Kosovarëve”, në hyrje të pallatit “Melros”, ka qëlluar me armë zjarri pistoletë, ish drejtuesin Cuku.

Policia u kërkon qyetarëve se për çdo informacion që mund të kenë për të bërë të mundur identifikimin e tij, të kontaktojnë në numrin e telefonit 0694110299.

Policia e Tiranës, siguron ruajtjen e anonimatit dhe konfidencialitetin ndaj tyre.
Artan Cuku 1

Ish drejtori i policisë së Vlorës, Artan Cuku u vra më 8 prill në hyrje të banesës së tij në ‘Rrugën e Kosovarëve’ në kryeqytet. Pasi e kanë qëlluar për vdekje në kokë dhe në gjoks autorët janë larguar me shpejtësi.

Artan Cuku mbajti detyrën e Drejtorit të Policisë së Vlorës nga viti nga 2012 deri në vitin 2013. Ai ka qenë gjithashtu Nëndrejtor i Policisë për Krimet e Rënda në Tiranë nga viti 2009 deri në vitin 2011.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: