Forca të shumta të Drejtorisë së Policisë Vlorë kanë zhvilluar një operacion gjatë gjithë natës të shtrirë në Vlorë, Sarandë e Delvinë.
Nga burime paraprake bëhet me dije se janë shoqëruar rreth 15 persona të cilët akuzohen për “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.
Të gjithë personat janë shoqëruar me furgonë policie drejt Vlorës ku po merren në pyetje.
Detaje priten në orët në vijim.
(BalkanWeb)