Kryeministi Edi Rama njoftoi nga punimet e Kongresit të PS, disa ndryshime të papritura në qeveri. Rama tha se Taulant Balla largohet nga ministër i Brendshëm dhe shkon ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, në vend të Elisa Spiropalit. Kjo e fundit u propozua për kryetare të Kuvendit.

Ministër i Brendshëm në vend të Taulant Ballës shkon Ervin Hoxha, ish-drejtor i IKMT.

Si pasojë e lëvizjeve në PS, pasi Bledi Çuçi u propozua për postin e numrit dy të Kuvendit, në vend të tij si kryetar i grupit parlamentar socialist shkon Niko Peleshi. Ky i fundit largohet nga ministër i Mbrojtjes dhe i hap rrugë Pirro Vengut në këtë post, aktualisht drejtor i Portit të Durrësit.

Largohet edhe Ervin Mete nga Ministria e Financave, ndërsa në vend të tij emërohet Petrit Malaj, ish-drejtor i AKBN.

Më herët, kryeministri Edi Rama njoftoi se ka propozuar Elisa Spiropalin për kryetare të Kuvendit, në vend të Lindita Nikollës.

Ndryshimet në qeveri

Taulant Balla ikën nga ministër i Brendshëm dhe emërohet Ministër për Shtetin dhe Marrëdhëniet me Parlamentin (Largohet Elisa Spiropali)

Ervin Hoxha emërohet Ministër i Brendshëm (Largohet Taulant Balla)

Pirro Vengu emërohet Ministër i Mbrojtjes (Largohet Niko Peleshi)

Petrit Malaj emërohet Ministër i Financave (Largohet Ervin Mete)

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb