Kryeministri Edi Rama mbajti sot një takim për rreth 60 minuta me drejtues politikë të Partisë Socialiste në qarqe.
Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetari Ergys Gjençaj.
Mësohet se mbledhja kishte karakter organizativ dhe u zhvillua në kuadër të zgjedhjeve të 11 majit.
Në fokus të takimit ka qenë diaspora dhe organizimi i votës për shqiptarët që jetojnë jashtë vendit. Gjithashtu, vëmendje i është kushtuar edhe fushatës së socialistëve për zgjedhjet parlamentare.
(BalkanWeb)