VLORE– Një termet me magnitudë 3,1 ballë është regjistruar pak minuta më parë në zonën e Vlorës.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjise, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM) epiqendra e tërmetit ka qenë pranë fshatit Beshisht, rreth 12 km nga Vlora.

Thellësia e tërmetit ka qenë 26 km, ndërsa nuk ka raportime për dëme materiale apo të lënduar.

Pak minuta nga tërmeti me magnitudë 3,1 ballë është regjistruar një tjetër tërmet me magnitudë 2,6 ballë në Roskovec.

Kujtojmë se pak ditë më parë të tjera lëkundje të tokës u ndjenë në jug të vendit. Epiqendra e tërmetit me magnitudë 2,5 ballë ishte në Vermik të Vlorës.

y67ujhhnb

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: