Një sherr me thika ka ndodhur në Tiranë këtë mbrëmje. Ngjarja është regjistruar pak minuta më parë në Bulevardin e Kasharit, në Unazën e Re.

Policia ka bërë reagimin e parë për ngjarjen duke sqaruar se 2 të rinj kanë mbetur të plagosur me mjet prerës. E. D., 18 vjeç, dhe E. M., rreth 20 vjeç dyshohet se janë goditur me thikë.

Të plagosurit janë dërguar në spital, ndërkohë që gjendja shëndetësore ende nuk dihet.

Autori ka arritur të largohet pas ngjarjes duke humbur gjurmët.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 19.09.2024, rreth orës 22:50, përballë një pastiçerie në bulevardin e Kasharit, në Unazë të Re, gjatë një konflikti për motive të dobëta janë plagosur dyshohet me mjete prerëse shtetasit E. D., 18 vjeç, dhe E. M., rreth 20 vjeç.

Dy të dëmtuarit janë dërguar në spital dhe ndodhen në kujdesin e mjekëve, ndërsa vijon puna nga shërbimet e Policisë për kapjen e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të saj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb