Detaje tronditëse vijnë nga konflikti me thikë që rezultoi me dy adoleshentë të plagosur, ndodhur mesditën e sotme pranë shkollës “Fan Noli” në kryeqytet.

Gazetari Igli Çelmeta raporton për BalkanWeb se 14 -vjeçari me inicialet M. C ka ndërruar jetë, pas një goditje me thikë të marrë në zemër.

Ndërkohë gjendja e 14-vjeçarit tjetër, me inicialet L. M paraqitet në gjendje stabël pavarësisht plagëve në gjoks.

Dy adoleshentët mësohet se u sulmuan nga tre persona të tjerë.

Njoftimi i policisë:

Më datë 18.11.2024, rreth orës 13:10, në rrugën “Qema Stafa”, rreth 200-300 metra larg shkollës “Fan Noli” janë konfliktuar 3 shtetas të moshës 14 vjeç.

Si pasojë e dëmtimeve të marra gjatë konfliktit, ka ndërruar jetë njëri prej tyre ndërsa tjetri ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Është shoqëruar njëri nga autorët e dyshuar, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të konfliktit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb