TIRANE

Vetëm 3 muaj pas marrjes së detyrës, shkarkohet Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Enton Duro. Duro u emërua në këtë post, 3 muaj më parë, më 27 mars duke zëvendësuar Vasilika Vjeron.



Burime për “BalkanWeb” bëjnë të ditur se shkarkimi i drejtorit të përgjithshëm të tatimeve ka ardhur si rezultat i mospërbushjes së detyrave, funksionit dhe përgjegjësive të tij si titullar i këtij institucioni, duke sjellë për pasojë mosrealizimin në mënyrë të vazhdueshme të planit mujor të të ardhurave, përkeqësimin e situatës së respektimit të detyrimeve ligjore tatimore të tatimpaguesve si dhe të paaftësisë për të marrë masat e duhura për ndryshimin e situatës.


Po të njëjtat burime bëjnë të ditur se ende nuk është përcaktuar drejtuesi i ri që do të marri në dorë një nga institucionet e rëndësishme të vendit sic është drejtoria e përgjithshme e tatimeve.

(BalkanWeb)