TROPOJË- Një ngjarje e rëndë ndodhi sot në Tropojë, ku një 45-vjeçar ka mbetur i plagosur pasi ka shkelur sipër një mine. Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Berishë. Burime zyrtare thane se behet fjale per Azgan Bocin.

Mësohet se i plagosuri është transportuar me urgjencë për në spitalin e Bajram Currit, ndërsa thuhet se është në gjendje të rëndë për jetën.

“BalkanWeb” raporton se për shkak të gjendjes së vështirë, kërkohet ndihma me helikopter për ta transportuar 45-vjeccarin drejt Tiranës, për mjekim më të specializuar.

Ndërkohë, deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërsa policia ndodhet në vendin ku ndodhi aksidenti.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb