GJIROKASTER

Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar mbrëmjen e sotme në një ndërtesë 3 katëshe në qytetin e Gjirokastrës.

Gazetarja Brikena Metaj raporton për “BalkanWeb” se ngjarja ka ndodhur  në katin e parë të një vile 3-katëshe në lagjen ‘Granicë e Sipërme’.

Paraprakisht dyshohet se shpërthimi ka ndodhur si pasojë e një sasie tritoli.

Nuk raportohet për persona të lënduar si pasojë e shpërthimit, përveç dëmtimit të kangjellave të jashtme dhe xhamave të pallateve rrotull.

Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet e ngjarjes. Forca policie në vendngjarje kanë nisur hetimet.

(d.d/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: