Disa të shtëna me armë zjarri janë raportuar në një lokal, në Berat, këtë pasdite.

Nga të dhënat e para, gazetarja e Eneida Petova raporton për “BalkanWeb” se nga të shtënat nuk ka persona të plagosur. Ngjarja ka ndodhur në një lokal përgjatë rrugës së Uznovës.

Ndërkohë, nuk dihen ende shkaqet e kësaj ngjarjeje, por gazetarja Dorjana Bezat raporton për “BalkanWeb” se policia ka reaguar në kohë, duke kapur autorin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: