Një sasi eksplozivi ka shpërthyer në një automjet në qytetin e Shkodrës.
Gazetari Senad Nikshiqi raporton se ngjarja ka ndodhur në lagjen Rus në Shkodër në orët e para të mëngjesit.
Ende nuk dihen shkaqet, por forcat policore kanë mbërritur në vendngjarje duke nisur hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.
Shkodër/Informacion paraprak
Në orët e para të mëngjesit, në lagjen “Partizani”, Shkodër, në automjetin e shtetasit A. B., 37 vjeç, i parkuar në rrugën “Martin Camaj”, është vendosur dyshohet lëndë plasëse tek goma e parë e automjetit, i cili është dëmtuar pjesërisht.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit/eve.
(BalkanWeb)