TIRANË
Detaje tragjike nga ngjarja në Tiranë. Gazetari Igli Çelmeta raporton për “BalkanWeb” se dy fëmijët e mitur, që u mbytën në liqenin e Prushit, janë vëllezër, të moshës 14 dhe 10 vjeç.
Siç mëson gazetari Çelmeta, kanë qenë një grup fëmijësh, të cilët kapeshin pas një litari në pemë dhe zhyteshin në liqen, prej ku fatkeqësisht dy vëllezërit nuk kanë mundur të dalin.
Gazetari Çelmeta raporton për “BalkanWeb” nga vendngjarja se 14-vjeçari është futur në liqen për të shpëtuar vëllanë e vogël, por të dy kanë humbur jetën.
Tiranë/Informacion shtesë
Në vijim të informacionit paraprak, i cili bënte fjalë për mbytjen e dy të miturve, në liqenin e Prushit, ju informojmë se:
Si rezultat i kërkimeve të kryera nga Polumbarët e Reneas u bë e mundur gjetja e trupave të pajetë të miturve M. T., 14 vjeç dhe K. T., 10 vjeç (vëllezër).
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
(BalkanWeb)