Një valë e gjerë arrestimesh është kryer këtë mbrëmje në Tiranë, me urdhër të Prokurorisë së kryeqytetit. Burime i thanë gazetares së “BalkanWeb”, Klodiana Lala, se arrestimet janë bërë në bashkëpunim me Hetimin Tatimor.

Gazetarja Lala tha për “BalkanWeb” se deri më tani në pranga kanë rënë të paktën 20 persona, shumica e cilëve janë biznesmenë, pasi akuzohen për shmangie të detyrimeve tatimore.

Ndërkohë që aksioni vijon ende, “BalkanWeb” mëson se të arrestuarit janë ndërtues rrugësh, të cilët kanë mashtruar me skemat e TVSH.

(d.ç./BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb