Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm dënon me 7 vjet burgim Arbër Paplekaj për vrasjen e mjekut psikiatër Pjerin Xhuvani më 21 prill 2021, 4 ditë para zgjedhjeve parlamentare.

Dy ish-zëvendësdrejtorët e policisë Elbasan dhe efektivet e tjerë cilësohen të pafajshëm.

Gjykata e Shkallës së Parë të Elbasanit kishte dënuar Paplekajn me 22 vite burg.

Ndërsa Apeli e ka ulur në vetëm 7 vite. Gjykata e Apelit ka arsyetuar në dhënien e vendimit se vrasja e Pjerin Xhuvanit nga ish-efektivi i RENEA-s është kryer në kushtet e gjendjes së rënduar psikike.

Arbrër Paplekaj vrau me një plumb mjekun psikiatër, Pjerin Xhuvani, i njohur si eksponent i PS në Elbasan. Ngjarja ndodhi vetëm 4 ditë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit 2021 gjatë një përplasje me armë mes grupeve që mbështesnin PS dhe PD. Arbër Paplekaj ishte pjesë e strukturës së PD për mbrojtjen e votës në shtabin elektoral të Elbasanit.

Përplasja erdhi pasi SMV-ja ndaloi një automjet i cili drejtohej nga një përfaqësues socialist me dyshimin se brenda makinës ndodheshin materiale zgjedhore dhe shuma parash me të cilat do të bliheshin votat.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: