Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Dragoç në Shkodër.
Një person, i identifikuar si Ramazan Mataj, rreth 33 vjeç është gjetur i vrarë në automjetin e tij nga banorët e zonës.
Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetari Senad Nikshiqi.
Ende nuk dihen detaje në lidhje me ngjarjen, por policia ndodhet në vendngjarje.