TIRANE– Një ngjarje e rëndë kriminale është parandaluar mbrëmjen e sotme në kryeqytet, pasi një 43-vjeçar ka tentuar të vrasë me armë dy persona. Fatmirësisht Shërbimet e Stacionit të Policisë Farkë kanë mundur të ndërhyjnë në kohë duke bërë të mundur parandalimin e një krimi të rëndë dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit Genc L., banues në Tiranë.

Mësohet se 43-vjeçari ka kërcënuar, kanosur dhe më pas ka tentuar të vrasë me anë të një armë gjahu babë e bir. Sipas policisë Genci Lakollari ka tentuar të vrasë B.A. dhe djalin e tij S.A, 15 vjeç, pasi ky i fundit dyshohej se kishte një lidhje intime prej afro një viti me vajzën e tij A.L, 14 vjeç.

“Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një armë gjahu teke 12 -tëshe dhe 20 fishekë (pa leje organeve kopetente)”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet në ngarkim të 43-vjeçarit Genci Lakollari iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” dhe “Kanosja”.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: