KOSOVE

Presidenti i 42-të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton ka rezervuar një surprizë për shqiptarët matanë kufirit. Ish-presidenti do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Kosovë, në kuadër të 20-vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-së në Kosovë. Lajmi është konfrimuar nga Këshilli Organizativ për Shënimin e 20-vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë, i cili bën me dije se përveç vizitës, Clinton do të mbajë fjalim në tubimin qendror gjatë shënimit të këtij 20 vjetori. Kjo është hera e katërt që Bill Clinton viziton Kosovën.


Clinton per shqiptaret
Clinton per shqiptaret

“Më 12 qershor 2019 Kosova shënon 2- vjetorin e hyrjes së trupave të NATO-së. Ne jemi duke shënuar këtë përvjetor historik të Kosovës bashkë me miqtë dhe aleatët tonë me të cilët ndajmë vlerat e paqes, lirisë dhe demokracisë. Njëkohësisht, ne po nderojmë të kaluarën tonë dhe vizionin tonë për paqe të qëndrueshme.
Ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton, do t’i bashkëngjitet popullit të Kosovës në shënimin e 20 viteve të lirisë, dhe do të mbajë fjalim në Tubimin Qendror për Shënimin e 20 vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-së në Kosovë.
Data: E mërkurë, 12 Qershor 2019
Vendi: Sheshi “Skëndërbej”
Koha: 11: 00
Ftojmë të gjithë qytetarët e Kosovës të marrin pjesë në tubimin qendror, dhe të shfrytëzojnë këtë mundësi për të falënderuar Presidentin Clinton për lidershipin e tij në ndërtimin e paqes në Kosovë dhe përkrahjen e tij të vazhdueshme për paqe dhe stabilitet në tërë rajonin.”-shkruhet në njoftim.


(BalkanWeb)