Lajthiza Zgjeron Portofolin e Produkteve me Lëngje të Gazuara. Kanë dalë tashmë në treg produktet e para të një projekti të ri inovativ për prodhimin e lëngjeve të gazuara. Pas lançimit të ujit natyral mineral të gazuar në ambalazh plastik, kompania ka nxjerrë në treg një linjë të re pijesh të gazuara.
Ky hap i ri dëshmon angazhimin e Lajthizës për cilësi dhe inovacion, duke ofruar konsumatorëve një gamë të gjerë produktesh natyrale dhe me cilesine me te larte. Investimi prej miliona eurosh vjen me garancinë e gjigantit teknologjik Krones, me të cilin Lajthiza ka një bashkëpunim të hershëm.
Lajthiza ka nisur punimet për një linjë të re prodhimi të kanaceve, me kapacitet prej 54 mijë kanaçeve në orë. Kjo linjë e avancuar do të ofrojë një gamë të gjerë produktesh, duke përfshirë pijet energjike dhe shumë të tjera.
Pranvera sjell një lajm të ri për konsumatorët! Uji Lajthiza do te instaloje linjën e parë pesë litroshe e cila aktualisht po montohet në Kinë dhe e dyta në Lajthize ë vitin 2025. Këto projekte të avancuara, të mbështetura nga teknologjia e gjigantit Krones, sigurojnë cilësi dhe efikasitet të lartë në prodhim.
Me këtë hap, Lajthiza vazhdon të konsolidojë pozitat e saj në treg dhe të ofrojë produkte inovative, duke e bërë përvojën e konsumatorëve edhe më të shkëlqyer.
(BalkanWeb)