NGA ZONJA VJOLLCA*

 

500 gr lakër brukseli

50 gr arra

80 gr pançetë

Arrë moskat

2 lugë gjelle vaj ulliri

Kripë

Piper i zi

 

Vendosim një tenxhere me ujë me kripë në vlim. Ndërkohë pastrojmë lakrat e brukselit, i presim në gjysma dhe i vendosim në ujin e vluar. I lemë lakrat të ziejnë për 8-10 minuta. Ndërkohë në një tigan pjekim arrat në thelpinj të mëdhenj, më pas kalojmë në një tigan me pak vaj ulliri pançetën duke e bërë krokante. E largojmë pançetën dhe në të njëjtin yndyrë shtojmë lakrat e brukselit. I kavërdisim për 5 minuta duke i pudrosur me piper dhe arrë msokat. Në fund bashkojmë lakrat e brukselit me pançetën e skuqur dhe arrat e pjekura.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb