Nga Zonja Katerina
Përbërësit

1 kg lakër, 4 lgj oriz, 1 qepë ose 2 lgj qepë të thatë, 4 lgj vaj ulliri, 1-2 lgj uthull, 1 gjethe dafine, 1 spec djegës, 1 litër lëng perimesh, Kripë, piper i zi, piper i kuq.

Përgatitja

Në një tenxhere me pak vaj ulliri kaurdisim qepën e grirë hollë, më pas shtojmë lakrën të prerë në fije dhe vazhdojmë kaurdisjen derisa lakra të ulë vëllimin. Shtojmë më pas uthullën, kripë, piper, specin djegës, gjethen e dafinës dhe orizin. I përziejmë mirë përbërësit dhe vazhdojmë kaurdisjen për 2-3 minuta dhe në fund shtojmë lëngun e perimeve dhe e lemë lakrën të ziejë në temperaturë të ulët derisa të gatuhet plotësisht.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: