NGA ZONJA VJOLLCA*

½ kg lakra brukseli

1 kokërr portokall

1 lugë gjelle vaj ulliri

1 kokërr qepë

40 gr arra

1-2 lugë kafeje kripë

1-2 lugë kafeje piper të zi

Në një tigan nxehim një lugë gjelle vaj ulliri, skuqim lehtë një kokërr qepë duke shtuar më pas lakrat e brukselit. I rregullojmë me kripë dhe i lëmë në zjar duke i trazuar për 4 minuta. Shtojmë lëngun e portokallit duke i kthyer lakrat nga ana tjetër. I lemë në zjarr dhe për 4 minuta të tjera më pas i trazojmë me arrat e pjekura si dhe me lëkurë portokalli, kripë dhe piper të zi.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb