Nga Zonja Katerina
Përbërësit
1 kg lakra të egra + spinaq dhe pazi, 1 tufë majdanoz, 1 tufë koper, 2 presh (pjesa e bardhë), 1 filxhan pure domate konservë
100-150 gr djathë të bardhë, 3-4 lgj vaj ulliri, Kripë, piper i zi
Pergatitja
Kaurdisim preshin e grirë hollë, më pas shtojmë domaten dhe vazhdojmë kaurdisjen për 3-4 minuta të tjera. Shtojmë më pas lakrat në mënyrë graduale sa të zbuten dhe të ulin vëllimin. Rregullojmë shijen me kripë, piper, majdanoz dhe në fund fare shtojmë djathin e bardhë të prerë në kubikë. Shtojmë pak vaj ulliri të freskët dhe e leme gatimin për 10 minuta në temperaturë të ulur dhe më pas e kemi gati për ta servirur.