Nga Zonja Katerina
Përbërësit

4-5 duar gjethe kungulli, 2-3 duar bishta preshi, 2 ½ filxhanë miell misri, 2 ½ filxhanë qumësht, 100 gr djathë me hirrë
½ filxhan vaj ulliri, Kripë, piper i zi, Koper, dhjozmë, majdanoz

Përgatitja

Grijmë gjethet e kungullit hollë, gjithashtu dhe bishtat e preshit i grijmë hollë. I vendosim gjethet e kungullit dhe preshin në një tas ku shtojmë kripë dhe erëzat (koper, dhjozëm, majdanoz) dhe i shtypim me duar. Hedhim miellin e misrit, qumështin, djathin dhe gjysmën e vajit të ullirit. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper.

Lyejmë një tavë me pak vaj, e spërkasim me miell dhe hedhim masën e përgatitur. E nivelojmë mirë duke e spërkatur në fund sipërfaqen e lakrorit me pjesën tjetër të vajit dhe me pak qumësht. E vendosim tavën në furrë në temperaturrën 180-200 gradë Celsius për 50 minuta – 1 orë.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb