NGA ZONJA VJOLLCA*

600 gr miell
2 lugë gjelle vaj
350 ml ujë
Kripë
1 kg qepë të njoma
200 gr gjizë dhe djathë miks
2 kokrra vezë
1 tufë koper
1 filxhan qumësht
3 lugë gjelle vaj ulliri

Fillimisht zëmë brumin dhe e lëmë të pushojë për 30 minuta. Ndërkohë përgatisim mbushjen duke kaurdisur qepët e njoma me dy lugë gjelle vaj ulliri. Pasi qepa të zbutet e rregullojmë me kripë dhe e vendosim në një tas duke e trazuar me gjizë, djathë, vezë, koper dhe një filxhan kafeje qumësht. Ndajmë brumin në 4 kuleçë dhe pasi i hapim në diametër 15 cm, i lyejmë me pak vaj dhe i bashkojmë dy e nga dy. Më pas i hapim sa madhësia e tepsisë. Shtrojmë njërën petë, vendosim mbushjen dhe e mbulojmë me petën tjetër. E spërkasim me pak vaj, kthejmë anët e petës dhe e vendosim në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 25 minuta.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: