Nga: ZONJA VJOLLCA*
LAKROR MISRI ME PRESH

1 kg presh
500 gr miell misri
2 gota ujë të vluar
1 gotë vaj ulliri
1 gotë kos
200 gr djathë
Kripë
Piper

Lajmë dhe pastrojmë preshin, e presim në unaza dhe e vendosim në një tigan të thellë me 2 lugë gjelle vaj ulliri. E mbulojmë me kapak dhe e lemë derisa të ulë volumin, më pas shtojmë ½ gotë ujë dhe e lemë të ziejë pak në temperaturë mesatare. Vendosim miellin e misrit në një tas, shtojmë në të pak kripë dhe dy gota ujë të vluar. E trazojmë mirë duke shtuar më pas një gotë vaj ulliri, një gotë kos, preshin e gatuar dhe djathin e thërrmuar. I përziejmë mirë të gjithë përbërësit dhe më pas i vendosim në një tavë të nxehtë të lyer me pak vaj. E nivelojmë mirë lakrorin duke e lyer sipër me pak vaj. E vendosim në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 45 minuta.
(er.nu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: