Nga: ZONJA KATERINA
2 gota oriz Gold
3 gota qumësht
3-4 kokrra vezë
1 gotë ujë
1 tufë qepë të njoma
1 tufë majdanoz
2 tufa koper
Kripë, piper i zi
2 lgj gjalpë
2 lgj vaj ulliri Olitalia

Fillimisht kaurdisim në një tigan (për kaurdisje dhe për furrë) me gjalpë dhe vaj ulliri qepët e njoma të cilat i kemi grirë hollë. Sapo qepët e njoma të ulin volumin shtojmë erëzat dhe i lemë të zbuten së bashku me qepët e njoma.

I rregullojmë me kripë dhe piper të zi dhe më pas shtojmë orizin. I trazojmë mirë të gjithë përbërësit dhe më pas hedhim gjysmën e sasisë së qumështit dhe ujit. E vendosim gatimin në furrën e parangrohur për 5 minuta, më pas e largojmë nga furra dhe shtojmë vezët e rrahura me pjesën tjetër të qumështit. E vendosim përsëri në furrë për 35-40 minuta në temperaturën 180-200 gradë Celsius.
(er.cu/Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: