Lamine Yamal është gati të vijojë bashkëpunimin me Barcelonën. Në një intervistë të dhënë së fundmi, sulmuesi  zbuloi se  marrëveshja me klubin katalanas, është shumë afër.

“Nuk e di se kur do të nënshkruhet kontrata, por mendoj se do të ndodhë së shpejti. Në fund të fundit, Barcelona është klubi i jetës sime. Shpresoj të rinovoj kontratën time me ta dhe të qëndroj në këtë klub” – tha Yamal.

17-vjeçari është në qendër të projektit të gjigandavë të La Liga, me të ardhmen që duket e ndritur. Për momentin, ai ka një kontratë ekzistuese të vlefshme deri në 2026.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb