TIRANE- Kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame ka gjetur një mënyrë të veçantë në këtë muaj ndërgjegjësimi për kancerin e gjirit, për t’ju bashkuar nismës për sensibilizim ndaj kësaj sëmundje që prek gratë.

Në një mesazh në faqen e tij të ‘Facebook’-ut, Lame u bënë thirrje ministrave dhe drejtorëve që të ‘vënë para’ në grup gratë dhe vajzat e institucioneve që të kryejnë ekzaminimet përkatëse.

MESAZHI I LAMES
MUAJI I NDERGJEGJESIMIT PER KANCERIN E GJIRIT
Ej, drejtorë, ministra, kryetarë, është muaji i luftës kundër kancerit të gjirit.
Vërini përpara në grup të gjitha gratë e vajzat e institucioneve tuaja dhe çojini të kryejnë ekzaminimet përkatëse. Keni gjithë vitin pastaj kohë t’u kërkoni llogari për punën.
Është një moment ku ne meshkujt duhet të kujtohemi pa drojë për shenjtërinë e trupit femëror.
Në foto, sot në hyrjen e Spitalit Ushtarak, duke i dorëzuar drejtorit dr. Gjovalin Bushi dhe dr. Najada Kallashit, punonjëset e Aluizni-t për të kryer kontrollin.
A.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: