Regjistrimi i tokave bujqësore në vend është një sfidë për qeverinë dhe Kadastrën Shqiptare. Nga Gjirokastra, drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës, Artan Lame tha se procesi i regjistrimit të tokave bujqësore ka filluar që të marrin shtratin e duhur edhe pse ka 30 vjet që ka nisur si proces, por që tani po finalizohet.

“Për dy vjet bëjmë 30 vjetorin e procesit për regjsitrimin e tokave bujqësore. Procesi i regjistrimit të tokave në fshat është puthuajse në nivelin gjysëm për gjysëm, që do thotë gjysma e familjeve fshatare e kanë tokën të paregjistruar, që do të thotë e ka të mbyllur derën e shtetit për të marrë një subvencion, për të marrë nje kredi apo edhe ta shesi. Gjisokastra ka avancuar në pjesën e regjistrimit të tokave, dhe jemi në fazën e mbylljes së këtij procesi”, u shpreh Artan Lame në një bashkëbisedim me gazetarët. Drejtori shtoi se janë 2500 pasuri të regjistruara në tre zona kadastrale sicc janë Zhulati, Fushbardha dhe Taroninë.

Lame theksoi se Zhulati për shkak edhe të kontekstit historik që ka është i përfshirë edhe në programin e 100 fshatarve, ndaj regjistrimi i tokës ishte më emergjent. Drejtori i Kadastrës u ndal edhe në procesin e legalizmeve të pallateve pa leje, i cili vazhdoi të insistojë që duhet bashkëpunim mes banorëve të pallatit dhe Kadastrës. Lame dha eksperiencën për Tiranë, që falë bashkëpunimit me banorët janë legalizuar 140 pallate.

I pyetur nga gazetarët se ccfarë do të bëhet me legalizimin në zonat e mbrojtura, Lame u tregua i prerë. “Legalizim në zonën e mbrojtur të UNESCO nuk mund të bëhen, aq më tepër kur shtesat apo ndërtimet nuk kanë lidhje me arkitekturën e vjetër”, tha Lame, duke shtuar se duhen të përshtaten edhe nëse ato janë bërë.

Regjistrimi i banesave të vjetra është një problem tjetër për qytetin e Gjirokastrës. “Ka banesa me dokumente që në kohën e Sulltan Hamitit, të cilat ende nuk janë regjistruar”, tha Lame, duke vënë theksin edhe tek një problem shumë të rëndësishëm sic është Hartografia. Me një hartë të grisur në dorë, Lame tha se këtu janë pronat dhe pronarët e Gjirokastrës. Për Lamen kjo ishtë një sfidë për të kaluar nga kopja e një harte të grisur në sisiemin digital. “Tre dekada po mundohemi të bëjmë letra dhe hiç. 80% e pasurive janë regjistruara me probleme, shumica e hartave janë në gjendje të tmerrshme. Janë investuar 150 milionë euro në këto 30 vjet dhe kjo është situata. Kemi keqmenaxhim. Është mungesë totale e dëshirës për ti dhënë zgjidhje themeleve të një vendi”, u shpreh Lame gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb