KAMEZ- Në një takim me banorët e shpërngulur të Bovillës, në Kamëz, drejtori i ALUZINI-t Artan Lame, është ndalur tek çështja e privatizimit dhe regjistrimit të banesave të këtyre banorëve. Lame theksoi se do t’i jepet një zgjidhje 400 familjeve për të hipotekuar banesën e tyre, duke bërë të ditur se nevojiten ndryshime në ligjin e strehimit, si dhe nuk nguroi të theksonte se procesi i regjistrimit dhe privatizimit do të jetë falas.

Kalimi i kompetencave tek qeverisja vendore lidhur me këtë problematike të mbartur ndër vite, duket se do t’i japë shumë shpejt zgjidhje kësaj çështjeje dhe legalizimit të këtyre banesave në zonën e Kamzës.

Që prej 20 vitesh këta banore nuk kanë gjetur zgjidhje nga shteti duke qëndruar për gjithë këto vite pa një hipotekë të banesës së tyre të marrë nga shteti në kohën kur ky i fundit i shpërnguli për të ndërtuar Ujëmbledhësit.
Shumë VKM apo akte të asaj kohe gjetën pak ose aspak zbatim.

Ndaj qeveria dhe Drejtoria e Përgjithshme e ALUIZNI-t, do i japin zgjidhje gati 400 familjeve për të hipotekuar banesën e tyre.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb