Lamine Yamal, ylli i Barcelonës, largohet nga grumbullimi i përfaqësueses spanjolle në vigjilje të sfidës kundër Serbisë. Yamal pësoi një dëmtim në takimin e fundit, atë kundër Danimarkës, që me sa duket e pengon të jetë pjesë e “furisë së kuqe” për takimin e 15 tetorit.

Sulmuesi iu nënshtrua rezonancës magnetike e cila zbuloi një dëmtim muskulor, jo të rëndë, por mjaftueshëm për ta larguar nga grumbullimi.

Yamal rikthehet menjëherë në Barcelonë për të nisur fazën e riaftësimit, por rikthimi i tij parashikohet të jetë i shpejtë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb