Valencia ka befasuar mbrëmjen e së martës duke e mposhtur në Stamford Bridge, Chelsean me rezultat 1-0 në Grupin H . Pjesa e parë dhe e gjithë ndeshja ishte në dominim të londinezëve, që kishin më shumë raste për gol.

Rastin më të mirë në pjesën e parë e kishte Willian që gjuajti bukur pasi i kaloi dy mbrojtës, por gjuajtja e tij shkoi afër portës. Në pjesën e dytë Chelsea sulmonte, por edhe Valencia kërkonte golin nga kundërsulmet.

Pikërisht nga një i tillë Rodrigo gjeti rrjetën në minutën e 74-të. Chelsea kishte rast të mirë ta barazonte rezultatin, por që nga pika e bardhë dështoi Ross Barkley.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb