TIRANË

Të hënën më 1 mars, në orët e vona të mbrëmjes, muzika shqiptare humbi virtuozin Agim Krajka. Autor i këngëve si ‘Lemza’, ‘Djaloshi e shiu’ apo ‘Kënga e Gjyshes’, me ikjen e tij shuhet një prej emrave të mëdhenj që vunë themelet e muzikës së lehtë shqiptare.

Burri i qeshur që nuk bëri kurrë kompromis me cilësinë e muzikës, do tëmbahet mend i qeshur dhe me fizarmonikë në duar. Mbi kontributin e tij në muzikë dhe gjurmët që la pas, Maestro Zhani Ciko veçon:

“Unë e kam njohur në konservarotirn shtetëror të Tiranës me hapjen e tij. Më bënte përshtypje si djalë simpatik dhe i afrueshëm me njerëzit. Krijimtaria e tij u afirmua si e sinqertë me sens rinor dhe me një tipar, që ishte kombëtare. Mjaft të kujtojmë këngën ‘Lemza’, ‘Djaloshi e shiu’ që vazhduan të këndohen deri vonë. Ai si edhe Vacce Zela janë tashmë mite të kënmgës e të muzikës shqiptare.”

Përveç punës me Ansamblin ç’ka çoi në vlerësimin e madh në Dizhon, Krajka do të kompozonte edhe muzikën e disa filmave, si ‘Zonja nga qyteti’, apo ‘Shoqja nga Fshati’, duke sjellë origjinalitet në këta filma. Koha më e vështirë e jetës së tij, do të ishte pas festivalit të 11.

“Ai ka shkruar këngë për punën, rininë e dashurinë. Për mua ishte e do të mbetet idhulli im. Ky moment i festivalit te 11 Agim Krajkës i kushtoi mjaft, ka pasur shumë peripeceri, është survejuar e ndjekur nga Organet e Sigurimit dhe i është hequr e drejat të dalë 10 vjet jashtë vendit me Ansamblin Shteteror.”

Agim Krajka u shua në moshën 83-vjeçare, pa arritur të marrë vaksinën anticovid ndonëse mbante titullin “Nder i kombit”, basshkëpunëtor i Vaçe Zelës, Ema Qazimit e motrave Libohova, në dekadat e krijimtarisë ai i dha peshë, melosit shqiptar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb