TIRANË

Njësia Nr. 11 në kryeqytet vazhdon të transformohet me ritme të shpejta. Kështu deklaron Bashkia e Tiranës e cila ka nisur rehabilitimin e një tjetër blloku banimi në zonën e Laprakës në rrugën “Bajram Alia”.

Deri më tani, falë kësaj ndërhyrje është bërë i mundur rikonstruksioni dhe sistemimi i të gjithë segmenteve rrugore dhe shesheve. Një kujdes i veçantë i është kushtuar dhe vendeve për kalimin e këmbësorëve në rrugë, bën të ditur bashkia.

 

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Falë këtij investimi është bërë ndërtimi i rrugicave pedonale mes shesheve dhe është punuar për vend parkimet për automjetet, ndriçimin dhe për gjelbërimin e shesheve ndërmjet pallateve dhe vendosjen e stolave.
Sikurse ka premtuar kryebashkiaku Veliaj, çdo vit Bashkia e Tiranës ndërhyn në rehabilitimin e 50 blloqeve midis pallateve”, thuhet më tej në njoftimin e bashkisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb