Një lajm i hidhur ka ardhur nga Holanda. Presidenti i vetëshpallur i Çamërisë Festim Lato është gjetur i vdekur në këtë vend, ku jetonte prej vitesh.


Lato ishte një figurë e njohur për aktivitetet e tij publike politike, kryesisht për kauzën e Çamërisë. Ai kishte ngritur këtë çështje në nivele europiane, teksa jo pak herë kishtë zhvilluar edhe takime me përfaqësues të ndryshëm politik europianë.


Mediat holandeze kanë raportuar se ai ka vdekur dhe se trupi i është gjetur në një rrugë  Nijmegen. Ai kishte një shtëpi në këtë vend, ku valëviteshin flamuj të Amerikës dhe të Çamërisë.


  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Pikërisht nisur nga fakti se Lato ishte një figurë e njohur publike, të shumtë kanë qenë ata që kanë shkruar në profilin e tij në “Facebook”. “Lamtumirë heroi ynë” shkruajnë disa prej komentuesve. Disa të tjerë e cilësojnë atë njëhero të vërtetë që bëri gjithçka për Çamërinë.

“Ngushëllime familjes të presidentit të Çamërisë z.Festim Lato. Edhe ky u vra nga pushka e serbit”, shprehet një komentues. Një qytetar i quajtur Mentor Thaçi thotë për këtë rast se kishte prapë krisma kundër Camërisë dhe kundër kombit shqiptar. “Lamtumirë heroi ynë Festim Lato”, thotë dikush tjetër. “Lavdi e ngushëllime”, thuhet në një tjetër mesazh. “I paharruar në çdo zemër të vërtetë shqiptare. Jam krenar që pata fatin t’iu njoh nga afër presidenti Festim Lato”, thuhet në tjetër postim.

Festim Lato ishte një njeri i njohur për publikun shqiptar, ku shpesh ka bërë edhe debate me figura të tjera të njohura politike.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb