Ikona kontroverse dhe magjepsëse e shoqërisë ndërkombëtare, Jocelyn Wildenstein, e mbiquajtur “Catwoman” për tiparet e saj groteske të maces të arritura përmes operacioneve të shumta plastike, ka ndërruar jetë në Paris në moshën 84-vjeçare, për shkak të një embolie pulmonare. Lajmi u bë i ditur nga partneri i saj, Lloyd Klein, i cili e përshkroi humbjen si “një tragjedi të madhe”.

E lindur në Lozanë më 7 shtator 1945, Wildenstein u bë e famshme për shkak të transformimit të saj fizik, si rezultat i operacioneve plastike ekstreme që i kushtuan miliona dollarë. Pavarësisht pseudonimit dhe kritikave të shumta, ajo gjithmonë e mohoi se ishte e varur nga operacioni, përkundrazi pretendonte se tiparet e saj vinin nga trashëgimia gjenetike e familjes së saj.

Pasi u martua me Alec Wildenstein, një miliarder francez dhe tregtar arti, në vitin 1978 gjatë një lidhjeje dashurie në Las Vegas, ajo u bë një fytyrë e njohur në mesin e elitës së Nju Jorkut. Megjithatë, martesa e tyre 21-vjeçare përfundoi papritur në vitin 1998 me atë që konsiderohet si një nga divorcet më të shtrenjta në historinë amerikane, një marrëveshje që i dha asaj rreth 2.48 miliardë dollarë dhe një pagesë vjetore prej 99.2 milionë dollarësh.

Falë kësaj pasurie të madhe, “Catwoman” ishte në gjendje të mbante një mënyrë jetese luksoze, duke blerë tre apartamente në Trump Tower dhe duke marrë pjesë në ngjarje ekskluzive. Në vitin 2003, ajo u takua me Lloyd Klein, një stilist dhe partner afatgjatë, me të cilin u fejua në vitin 2017. Propozimi erdhi me një unazë 32 karatësh, që simbolizonte një dashuri që, pavarësisht skepticizmit të shumë njerëzve, zgjati mbi dy dekada.

Me 1.1 milionë ndjekës në Instagram, Wildenstein u bë simbol i kërkimit të përsosmërisë estetike dhe fuqisë transformuese të kirurgjisë estetike. Jeta e saj, e mbushur me magjepsje, ngjalli debate dhe la gjurmë të pashlyeshme në botën e të famshmëve dhe kulturës pop.

  • foto galeri
  • foto galeri

“Nëse ndihesh mirë me defektet, me plakjen, nuk duhet të bësh asgjë. Përndryshe, duhet të zgjedhësh doktorin e duhur”, i tha ajo fotografit Zed Nelson në 2006-ën.

Dashuria e saj për tigrat afrikanë vazhdoi për pak kohë. Ajo ndërtoi një kafaz antiplumb për dy tigra që përshtatej me rezidencën me 300 punonjës. Asokohe, Jocelyn i tha Vanity Fair se ajo dhe i shoqi shpenzonin rreth 1 milion dollarë në muaj. Për të, një fustan Chanel që kushtonte 350 mijë dollarë, ia vlente.

Por projekti i saj më afatgjatë ishte fytyra. Wildenstein iu nënshtrua ndërhyrjeve ekstreme kozmetike, edhe pse e mohonte. Sytë e saj u tërhoqën gjithnjë e më shumë drejt tëmthave për t’u ngjarë felinëve, lëkura tendosej fort dhe mollëzat ishin gjithnjë shumë të ngritura lart.

Por edhe pse gjithnjë në vëmendje të mediave, jeta e Wildenstein’s mbetet një mister. Ajo kishte premtuar se do të rrëfente më shumë në një serial të realizuar nga HBO që do të dilte në vitin 2023, por projekti s’është realizuar ende.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: