Përcillet mes duartrokitjeve për në banesën e fundit kolosi i letrave shqipe, Ismail Kadare, i cili u nda nga jeta të hënën në moshën 88-vjeçare.

Ashtu siç ishte përcaktuar, në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit u mbajtën homazhet publike për Kadarenë dhe një ceremoni shtetërore, ndërsa më pas nisi kortezhi për përcjelljen në varreza. Mes familjarëve, dashamirësve të artit të tij, ka pasur dhe figura të rëndësishme të politikës.

Mes shumë figurave ishte presidenti Bajram Begaj, kryeministri Edi Rama, ministra dhe deputetë, përfaqësues të opozit9s, por dhe shumë personazhe të tjera të artit dhe kulturës. Shkrimtari do të prehet përkohësisht në varrezat e Tufinës, ndërsa më pas do të ketë një vend posaçërisht për të, si një dëshirë e fundit e tij.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Qeveria shpalli dy ditë zie kombëtare për Ismail Kadarenë. Edhe në Kosovë dita e sotme, 3 korrik, ishte ditë zie.

Gjiganti i letërsisë shqipe u nda nga jeta mëngjesin e të hënës në moshën 88-vjeçare, pas një arresti kardiak. Ismail Kadare la pas bashkëshorten e tij, shkrimtaren Helena Kadare dhe dy vajzat, Besiana dhe Gresa Kadare. Kadare ishte një ndër shkrimtarët më të mëdhenj bashkëkohorë. Si shkrimtar shquhet kryesisht për prozë, por kontributi i tij shtrihet edhe në dramaturgji, poezi dhe përkthime. Veprat e Kadaresë janë përkthyer në 45 gjuhë të botës, duke i dhënë shkrimtarit dimensionin e autorit me famë botërore. 15 herë ai është nominuar për çmimin e madh letrar, Nobel.

Sikurse, Ismail Kadare ishte laureat i shumë çmimeve letrare kombëtare dhe ndërkombëtare. Që nga viti 1994 ai është anëtar korrespondent i Akademisë së Shkencave Morale dhe Politike të Francës dhe anëtar i jashtëm i ASHAK.

Ka qenë delegat në Kongresin e Drejtshkrimit (1972). Në vitin 2005 ka fituar çmimin “The Booker Prize Man”. Ismail Kadare është dekoruar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë me Urdhrin “Nderi i Kombit” dhe nga shteti francez me urdhrat “Kryqi i Legjionit të Nderit” e “Oficer i Legjionit të Nderit”. Ismail Kadare më 23.06.2012 është nderuar me Çmimin e madh spanjoll, “Princi i Asturias për Letërsi”, një nga çmimet me prestigjioze letrare në botë. Ai ka dalur fitues mes 31 kandidateve nga 25 vende të ndryshme të botës, ku dallohet emri i Milan Kunderas apo italiani Antonio Cabucchi. Ismail Kadare ka shkruar edhe veprën e njohur “Gënjeshtër nga dashuria e Galdimi ndaj Arife-s” 2013.

CEREMONIA SHTETËRORE PËR KADARENË
“Këshilli i Ministrave vendosi 1. Shpalljen dite zie kombëtare te martën dhe të mërkurën, përkatësisht, në datat 2 dhe 3 korrik 2024, në nderim të të ndjerit, Ismail Kadare, personalitet i shquar i letrave shqipe.
2. Në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike të ulet flamuri kombëtar ne gjysmështize.
3. Homazhet publike dhe ceremonia shtetërore te organizohen në mjediset e Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor, Tirane, ditën e mërkure, date 3.7.2024, përkatësisht, nga ora 9:00 deri ne orën 11:00, dhe nga ora 11:30 deri ne orën 12:30.
4. Ne orën 13:00, date 3.7.2024, ne nderim te tij të ndërpritet do veprimtari dhe të mbahet një minute heshtje.
5 Radiotelevizioni Shqiptar, gjatë orëve të kryerjes se homazheve dhe ceremonialit shtetëror, te transmetoje muzike funebre.
6. Për organizimin e homazheve dhe të ceremonisë shtetërore ngrihet Komisioni i Posaçëm Shtetëror nën mbikëqyrjen e Kryeministrit, i cili ne përbërje te ketë:
Ministrin e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit; Ministrin e Mbrojtjes; Ministrin e Brendshëm; Kryetarin e Bashkisë Tirane; Drejtorin e Protokollit te Shtetit; Drejtorin e Përgjithshëm te Policisë së Shtetit; Romandantin e Gardës së Republikës se Shqipërisë; Drejtorin e Drejtorisë se Shërbimeve Qeveritare; Përfaqësues nga Kabineti i
Kryeministrit; Përfaqësues nga zyra e Shtypit te Kryeministrit.
7. Ngarkohet Protokolli i Shtetit që te krijoje dhe te drejtoje grupin e punës, përgjegjës për ndjekjen dhe zbatimin e masave organizative te homazheve dhe te ceremonialit shtetëror.
8. Shpenzimet e varrimit, te homazheve dhe te ceremonialit tè përballohen nga Ministria e Ekonomise, Kultures d e Inovacionit.
Ky vendim hyn ne fugi menjehere dhe botohet ne “Fletoren zyrtare”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: